Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiva. Prej më shumë se 10 vitesh ai jetonte në Angli. Përzgjedhja jo e rastësishme. Kjo nga e shkuara e tij kriminale dhe përvoja në mbajtjen dhe përdorimin e armëve në kryeqytetin anglez. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPC ka siguruar skedën e tij penale nga e cila kuptohet se përzgjedhja për krimin në Shqipëri kishte një arsye te fortë.