Top Channel/ Vrasesi kopjoi pilotin monster, iu conte sms femijeve duke u shtirur si nena
06/12/2024 23:38

Një ngjarje tronditëse është zbuluar një ditë më parë në Ambelokipi të Athinës, ku një 33-vjeçare shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj me të cilin kishte kaluar më shumë se 13 vite bashkë, dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë. Ishte vetë autori i krimit, Kastriot Cenko i cili telefonoi ditën e djeshme policinë duke u thënë se ka vrarë Albën që prej së enjtes së javës së shkuar, dhe se trupin e ka fshehur në papafingon e banesës ku jetonin. Para efektivëve ai ka pretenduar se krimin e ka kryer pasi kishte dyshime se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë, dhe se e ka dëgjuar që të flasë në telefon. Më pas ai deklaroi se ajo i kishte pohuar se do të largohej me një person tjetër dhe se nuk donte të jetonte më me të. “E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në linjë tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte djalin e madh dhe do të ikte. E pyeta se përse do të merrte djalin e madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bashkë”. 39-vjeçari thotë se pas këtij momenti e ka goditur një herë në kokë me një çekiç dhe më pas për t’u siguruara, e kishte mbytur me një karikues telefoni. Autori thotë se fillimisht trupin e fshehu në dhomë, dhe një ditë më pas kur fëmijët nuk ishin në banesë, e mbështolli me qese plastike dhe e futi në papafungo, duke e fshehur për 7 ditë. Veprimet e marra më pas, sërish i përkisnin një skenari të zi, ku ai u shkruante familjarëve të së ndjerës me numrin e saj të telefonit, duke u thënë se po largohet drejt Italisë, dhe që të mos e kërkonin, e aq më pak ta denonconin. Por duket se skenari, i menduar e përpunuar për 7 ditë, për të fshehur këtë krim monstruoz nuk doli sipas planit, duke u detyruar që të pranojë dhe të rrëfejë vrasjen. Ky ishte një tjetër lajm i trishtë ku në qendër nxjerr edhe një herë vrasjen brutale të grave nga ata që supozohej t’i donin e mbronin, nga bashkëshortët apo partnerët e tyre… Të shumtë janë rastet tragjike, por pas zbulimit të detajeve të vrasjes së Albës, ajo që të vjen në mendje është vrasja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj, piloti grek Babis, ngjarje e ndodhur në Greqi në 2021. Të dyja ato u vranë nga burrat e tyre, njëra me vajzën pranë shtratit, e tjetra me dy djemtë pak metra larg, në dhomën ngjitur. Edhe një herë skenari i Babis, për fat të keq merret shembull… ndërsa më herët këtë tragjedi e pamë të ndodhte edhe në Kosovë, me vrasjen e Liridonës!

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11