Arsen Muskurti vrau vëllanë por duket se krimin e kreu në gjakftohtësi të plotë. Siç duket nga kamerat e sigurisë që Top Channel ka siguruar, 38-vjeçari shkon i qetë drejt agjencisë turistike ku ndodhet Dritan Muskurti bashkë me gruan, sigurohet që ka armën në brez dhe hyn brenda.