Top Channel/Vrasësi i Ilaria Sulës del nesër para gjykatës, çfarë do vendoset në seancën e parë?
11/11/2025 21:38

Më 12 nëntor, para Seksionit të Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, hapet gjyqi ndaj Mark Antony Samson, të riut që ka rrëfyer vrasjen makabre të ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares Ilaria Sula. Ngjarja tronditëse ndodhi në fund të marsit, kur e reja shqiptare u godit me thikë në apartamentin e familjes Samson në Romë dhe më pas u braktis në një valixhe në një shkëmb në periferi të kryeqytetit italian. Samson akuzohet për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese të paramendimit, motive të kota, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës. Ndërkohë, nëna e Samsonit, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit, do të dalë para një gjyqtari më 28 nëntor për seancën paraprake dëgjimore. Për të është kërkuar një dënim prej dy vitesh burg, kërkesë që do të shqyrtohet për t’u pranuar ose jo. Prindërit e Ilaria Sulas, Flamuri dhe Gezimea, të shoqëruar nga avokati i tyre, kanë mbërritur në Romë për seancën e parë. Ata janë thellësisht të tronditur, por thonë se besimi se drejtësia do të vihet në vend është i vetmi motiv që i mban në këmbë. Në sallën e gjyqit do të jenë të pranishëm familjarët më të afërt të vajzës: prindërit, vëllai, xhaxhallarët dhe të afërm të tjerë që kanë udhëtuar nga Terni për të ndjekur procesin. Seanca e nesërme do t’i kushtohet kryesisht verifikimit të pranimit të palëve civile. Përveç familjes Sula, që përfaqësohet nga avokati Sforza, kërkesë për t’u paraqitur si palë civile kanë bërë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa shoqata që mbrojnë viktimat e dhunës. Gjykata do të shqyrtojë legjitimitetin e këtyre kërkesave përpara se procesi të vijojë me rindërtimin e plotë të orëve të fundit të Ilaria Sulas — një histori e dhimbshme që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Itali. Në sallën e gjyqit pritet një atmosferë e rënduar, ndërsa detajet e vrasjes së 22-vjeçares do të rikthehen përpara togave të zeza dhe familjarëve që ende kërkojnë forcë për të përballuar tragjedinë.

Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26