Top Channel/Vrasësi i Ilaria Sulës del nesër para gjykatës, çfarë do vendoset në seancën e parë?
11/11/2025 21:38

Më 12 nëntor, para Seksionit të Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, hapet gjyqi ndaj Mark Antony Samson, të riut që ka rrëfyer vrasjen makabre të ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares Ilaria Sula. Ngjarja tronditëse ndodhi në fund të marsit, kur e reja shqiptare u godit me thikë në apartamentin e familjes Samson në Romë dhe më pas u braktis në një valixhe në një shkëmb në periferi të kryeqytetit italian. Samson akuzohet për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese të paramendimit, motive të kota, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës. Ndërkohë, nëna e Samsonit, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit, do të dalë para një gjyqtari më 28 nëntor për seancën paraprake dëgjimore. Për të është kërkuar një dënim prej dy vitesh burg, kërkesë që do të shqyrtohet për t’u pranuar ose jo. Prindërit e Ilaria Sulas, Flamuri dhe Gezimea, të shoqëruar nga avokati i tyre, kanë mbërritur në Romë për seancën e parë. Ata janë thellësisht të tronditur, por thonë se besimi se drejtësia do të vihet në vend është i vetmi motiv që i mban në këmbë. Në sallën e gjyqit do të jenë të pranishëm familjarët më të afërt të vajzës: prindërit, vëllai, xhaxhallarët dhe të afërm të tjerë që kanë udhëtuar nga Terni për të ndjekur procesin. Seanca e nesërme do t’i kushtohet kryesisht verifikimit të pranimit të palëve civile. Përveç familjes Sula, që përfaqësohet nga avokati Sforza, kërkesë për t’u paraqitur si palë civile kanë bërë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa shoqata që mbrojnë viktimat e dhunës. Gjykata do të shqyrtojë legjitimitetin e këtyre kërkesave përpara se procesi të vijojë me rindërtimin e plotë të orëve të fundit të Ilaria Sulas — një histori e dhimbshme që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Itali. Në sallën e gjyqit pritet një atmosferë e rënduar, ndërsa detajet e vrasjes së 22-vjeçares do të rikthehen përpara togave të zeza dhe familjarëve që ende kërkojnë forcë për të përballuar tragjedinë.

Top News – Sulmuam Iranin se do e sulmonte Izraeli…Rubio shfajësohet, demokratët kundër Trump
03/03 14:28
Top News-‘Mjegullnaja’ e financimit. OSBE dhe KQZ-Ligji i ri të ofrojë më shumë transparencë
03/03 14:28
Top News – Macron nis luftanijet drejt Qipros / Do mbrojë bazën britanike nga sulmet e Iranit
03/03 14:16
Top News – ‘Kohë të mrekullueshme me Epstein…’ / Çfarë i tha Trump Klintonit? Dëshmia në Kongres
03/03 14:15
Top News – Beteja për faqen në Facebook. Berisha i merr Bashës edhe ‘Demokratët Euroatlantikë’
03/03 14:15
Top News – Apartamente, vila e miliona euro. SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Call Center’
03/03 14:15
Top News – ‘Irani të bombardojë Bondsteel’. KFOR ‘i pashqetësuar’ nga thirrjet e luftës së serbëve
03/03 14:01
Top News – Takimi Kurti-Abdixhiku. Asnjë emër për Presidencën, palët s’gjejnë konsensus
03/03 13:47
Top Channel/ Të shtëna me armë brenda kufirit libanez në Joval, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
03/03 13:45
Top News – Irani kërcënon vendet evropiane / Mos guxoni t’i bashkoheni luftës së SHBA e Izraelit!
03/03 13:32
Top Channel/ Hapet gara për kryepolicin, dje përfundoi procesi i shkarkimit nga detyra të drejtorit
03/03 12:45
Top Channel/ Zhduket 11-vjecari, iku nga shtëpia pas debatit me të ëmën
03/03 12:44
Top Channel/ Hapet rruga Librazhd-Përrenjas, devijimi deri në përfundim të rrugës alternative
03/03 12:43
Top Channel/ “Burg përjetë portugezin”, pretenca për Ruben Saraivën. Akuzohet për vrasjen e Nikulajt
03/03 12:29
Top Channel/ “Gati për pasojat e luftës”, Rama mbledh kryesinë, urdhëron turin në bazë dhe diasporë
03/03 12:05
Top News – Raporti për imunitetin e Ballukut. PD citon prokurorët: ARRSH pengoi hetimin e SPAK
03/03 11:58
Top News – Kosova pa president. Partitë s’gjejnë konsensus, vendi drejt zgjedhjeve të reja
03/03 11:52
Top Channel/ Pamje ekskluzive nga Tel Avivi, raketa iraniane rrëzohet nga mbrojtja izraelite
03/03 11:42
Top News – Porositë e Ramës për socialistët. Pas ndryshimeve në Qeveri, takime të shtuara me bazën
03/03 11:38
Top News – Dhëmb për dhëmb! Irani mbyll Hormuzin / Do t’i vërë flakën anijeve, SHBA: Kanali i hapur
03/03 11:36
DIGITALB DIGITALB