Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait të tij Dritanit dhe kunatës Nora Muskurti nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë seancës gjyqësore, ku u vendos të lihet në burg. Ai në një moment përshëndet kamerat me dorë, ndërsa flet edhe me avokatin e tij Suad Idrizin. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, avokati i autorit tha se ai është vetëdorëzuar dhe armën e krimit e kishte me leje.