Top Channel/ Vranë shqiptarin në Athinë. Zbardhet krimi, arrestohen autorët
30/06/2023 18:40

Policia greke ka zbardhur ekzekutimin e 30-vjecarit shqiptar Ermal Keramanaj te ndodhur në Athinë në datën 25 maj. Sipas njoftimit të policisë greke, në pranga janë vënë 6 persona: një egjiptian, dy grekë, dy afganas dhe një person nga Bangladeshi. Policia thotë se çdo gjë nisi rreth orës 06.00 të mëngjesit të datës 25 maj në një hotel në qendër të Athinës, ne momentin qe viktima Keramanaj dhe e dashura e tij iu drejtuan një hoteli. Në rrethana që ende nuk dihen, njëri prej autorëve, shtetasi afgan Ali Naxhafi nisi të konfliktohet me Ermal Keramanajn. Pasi u përleshen në hollin e hotelit, viktima dhe e dashura e tij u larguan duke iu drejtuar rrugës Ajos Kostandinos. Por gjatë përpjekjeve për t’u larguar, ai u kap nga 6 të akuzuarit e më pas u dhunua me sende të forta si dhe u godit me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetën në spital pasi nuk mundi të mbijetojë. Ekspertiza mjekoligjore konstatoi se shkak i vdekjes se Ermal Keramanaj ishin plagët e marra nga mjeti prerës. Sipas policisë, vrasësit së bashku me viktimën njiheshin në zonë si përdorues të drogës. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykate për masë sigurie.

Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55