Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Skënder Ajdinin, 71 vjeç, si bashkëpunëtor në vrasjen e Faik Ajdinit mëngjesin e 19 gushtit. Djali i tij Bledar Ajdini, 43 vjeç iu caktua masa “detyrim paraqitjeje” pranë policisë gjyqësore. Gjykata mori parasysh provat dhe kërkesën e prokurorit të kësaj çështjeje. Pritet që nesër të caktohet edhe masa e arrestit për të dyshuarin kryesor si autor i vrasjes, 23 vjeçarin Blerti Kanushi.