Të rinjtë rezulton se janë ende me frymën e vjetër. Sipas studimit të qëndresës qytetare për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit , vendimmarrja e votuesve për herë të parë është ndikuar nga familja për votën e tyre. “60% e te rinjve kanë votuar njëjtë si familja e tyre . Pra vendimet dhe përcaktimet politike të të rinjve merren brenda familjes. Ndërkohë që rreth 15% e të rinjve kanë deklaruar se fenomeni i shitblerjes së votës i ka prekur dhe ata në kuptimin e vlerave monetare ose të mirave materiale”.