Kur na ndajnë pak ditë nga 5 nëntori, data e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë më shumë se 70 milionë amerikanët që kanë votuar tashmë, duke zgjedhur votimin e hershëm apo atë me postë Sipas të dhënave të Laboratorit Zgjedhor, janë demokratët ata që kanë përdorur më shumë votimin e parakohshëm në 25 shtetet që e ofrojnë atë. Në të paktën dy shtete, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia, një numër rekord njerëzish kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi. E shtuna shënon ditën e fundit të votimit të hershëm në Karolinën e Veriut, ku deri tani janë hedhur mbi 3.8 milionë vota. Zgjedhjet po mbahen ndërsa pjesa perëndimore e shtetit vazhdon ende përpjekjet për t'u rimëkëmbur pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga uragani Helene. Me qëllim që të sigurojnë sa më shumë mbështetës, si nënpresidentja kamala herris ashtu edhe rivali i saj republikani donald trump do të jenë sërish në Karolinën e Veriut për fushatë. Ndërsa amerikanët i ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet presidenciale, Harris dhe Trump po zhvillojnë prej 4 ditësh takime në një nga shtetet me rëndësi kritike për përcaktimin e fatit të zgjedhjeve. Sondazhet thonë se janë të paktën 7 shtete ku si demokratja Harris ashtu edhe republikani Trump kanë të njëjtën mbështetje.