Tre muaj pas zgjedhjeve e jashtë afatit kushtetues është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe është zgjedhur qeveria e re. Deputetët u mblodhën fillimisht mëngjesin e së dielës për vazhdimin e seancës konstituive, ku morën pjesë vetëm Vetëvendosja, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe minoritetet e tjera. Kuvendi u konsiderua i konstituuar nga kryetarja, Albulena Haxhiu edhe pa nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët e tërhoqën përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut. Haxhiu vazhdoi me votimin e nënkryetarëve të tjerë duke thënë që kuvendi nuk mund të mbesë peng i një partie.