Dekretet e ministrave të ri rinj janë miratuar sot në Kuvend gjatë një seance të posaçme plenare. Propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Opozita kërkoi mbajtjen e një debati gjatë seancës, kërkesë e cila u kundërshtua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Arbjan Mazniku i propozuar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor mori 73 vota pro, 35 kundër dhe asnjë abstenim. Albana Koçiu, e propozuar në pozicionin e Ministres së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale mori 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër.