Në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime është miratuar rezoluta e raportit për Shqipërinë për vitin 2025. Raporti, i përgatitur nga Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, vlerëson progresin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe inkurajon vijimin e reformave.