Top Channel/ Vota për luftën e Izraelit! Sulmohet me qepë dhe domate ministrja suedeze
03/10/2024 22:53

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Maria Malmer Stenergard, u sulmua me domate e qepë të kuqe gjatë debatit në Kuvend mbi votën e Suedisë për referendumin e OKB-së për luftën në Izrael. “Politico” ka raportuar të enjten se aktivistë pro-palestinezë nisën të bërtisnin dhe të hidhnin perime në drejtim të ministres kur ajo përfundoi fjalimin mbi situatën në Lindje të Mesme. Ministrja u ngrit nga karrigia dhe u nis të dilte nga salla, derisa tre persona janë arrestuar për këtë incident. “Duhet të jeni në gjendje të merrni pjesë në diskutimin e një debati pa hedhur gjëra. Sidomos në sallën e Riksdag, që është dhoma e përfaqësuesve”, ka deklaruar më pas shefja e diplomacisë suedeze. Kryeministri Ulf Kristerson ka kërkuar masa më të rrepta sigurie pas incidentit dhe kërkoi hetim se si janë futur perimet aty. Ndërkaq, sa i përket shpërthimeve dhe të shtënave me armë që ndodhën në afërsi të ambasadave të Izraelit në Stokholm dhe Kopenhagen më herët këtë javë, Shërbimi sekret i Suedisë, njoftoi se Irani mund të ketë qenë i përfshirë në këto akte. Autoritetet vendëse sqaruan se zgjedhja e shënjestrave dhe metodat çojnë tek Irani, por tha se “janë më tepër supozime sesa njohuri”. Të hënën në mbrëmje u qëllua me armë në drejtim të Ambasadës së Izraelit në Stokholm, por nuk pati të lënduar. Më pas dy shpërthime u raportuan në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Qendër të Kopenhagenit në mëngjesin e së mërkurës, por pa dëme në njerëz.

Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31