Top Channel/ Von Der leyen: Shqipëria nis e para, KE: I bashkohet planit të rritjes vitin tjetër
18/12/2024 23:10

Drejtuesit e Bashkimit Evropian u takuan të mërkurën me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe mbi Planin e Rritjes ekonomike. Në konferencën e përbashkët, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen deklaroi se do jepet më shumë mbështetje financiare për vendet e këtij rajoni. Në këtë iniciativë të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen vitin që vjen. “Kemi reforma shumë ambicioze për të zbatuar nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do të mbështeten me fonde. Kemi 300 milionë euro për të mbështetur reformat. Hapi i parë do të jetë integrimi i tyre në tregun e përbashkët europian. Do të japim më shumë akses me kosto më të ulëta të kapitalit financiar. Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen në këto iniciativa vitin që vjen, ndërsa dhe vendet e tjera më pas”. Nga ana tjetër, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Kosta, tha se “zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i madh gjeopolotik që Europa mund të bëjë në drejtim të sigurisë, paqes dhe prosperitet. Kritike me unionin ka qenë presidentja e Kosovën Vjosa Osmani. Ajo ka deklaruar se takime të tilla janë një rast i mirë për të çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit, por sipas Osmanit, në procesin e zgjerimit BE po i bëhet padrejtësi Kosovës. “Duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”, tha Osmani. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Komisioni Evropian është i gatshëm për të përgatitur opinionin për status kandidati për Kosovën si dhe të heq masat, por se për këtë duhet unanimitet në Këshill.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54