Top Channel/ Von Der Leyen premton: Europa superfuqi ushtarake, nëse rizgjidhem në krye të KE
07/05/2024 16:52

Në Kongresin e 16-të Ekonomik Europian, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen njëherësh kandidate për tu rizgjedhur në krye të këtij institucioni të rëndësishëm premtoi forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Europës, që në 5 vitet e ardhshme të shndërrohet në një superfuqi, ndaj të cilës, të mos guxojë kush të mendojë se mund të ngrejë dorë. Punimet e këtij Kongresi po mbahen në Poloni dhe do të zgjasin 3 ditë, ndërkohë që Von der Leyen e bëri të qartë se nëse zgjidhet për një mandat tjetër 5 vjeçar do të rrisë kapacitetin industrial të mbrojtjes evropiane Efekte Ursula"Nëse unë do të jem presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, do të propozoj një sërë projektesh të mbrojtjes me interesa të përbashkëta evropiane për të siguruar që projektet e mëdha të projektohen, ndërtohen dhe vendosen në tokën evropiane. Do të propozoj të zgjidhet edhe një Komisioner për Mbrojtjen me kohë të plotë në mbështetje të një industrie moderne evropiane." Efekte Tusk“Nëse Europa do të ishte përgatitur më mirë, atëherë ndoshta Rusia nuk do të kishte guxuar të sulmonte Ukrainën”, u shpreh kryeministri i Polonisë, Donald Tusk në Kongres, duke kërkuar që më shumë se sa formatet politike, fjalimet nëpër samite të përqendrohen tek veprimet reale për mbrojtjen e përbashkët të qiellit europian.

Top Channel/ Tragjedi në Kretë, 20 emigrantë të vdekur dhe dy të zhdukur, arrestohen dy të dyshuar
09/11 12:28
Top Channel/ Aksident i rëndë në Durrës, 33-vjeçari bllokohet në makinë e nxjerrin zjarrëfikësit
09/11 12:27
Top Channel/ Arrestohet 50-vjeçari Robert Duka, grabiti 60 mijë euro në 3 minuta
09/11 12:27
Top News – Shqiptari fiton çmimin ‘Akrepi i Artë’. Rexhep Rexhepi krijon orën më të mirë në botë
09/11 12:16
Top News – Të rinjtë vuajnë nga stresi. Studimi i Gallup – Shkak, rrjetet sociale
09/11 11:46
Top Channel/ Autori futet, mbyll derën e i vë armën në shpinë rojës, klientja tmerrohet dhe..
09/11 11:35
Top News – Tabaku kritikon modelin ekonomik: Rritje vetëm për pakicën, asgjë për familjet shqiptare
09/11 11:31
Top News – Vlorë, shtohen rastet e helmimit/ Dyshime për ndotjen e ujit pas ndërhyrjes në Ujësjellës
09/11 10:38
Top Channel/ Momenti kur Robert Duka u larguar me skuter pasi grabiti bankën te “Komuna e Parisit”
09/11 10:35
Top News-Një javë më parë grabiti bankën/Vodhi 60 mijë euro nën kërcënimin e armës, kapet 50-vjeçari
09/11 10:10
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54