Top Channel/ “Von der Leyen fsheh raportin që ‘godet’ Italinë”, Politico: Kërkon votën e Melonit
18/06/2024 19:39

Ursula von der Leyen është përpjekur të fshehë kritikat ndaj qeverisë së Romës në kulmin e negociatave që ajo po bën për t’u rizgjedhur në një mandat të dytë. Lajmi u publikua nga e përditshmja pranë Brukselit, Politico, sipas të cilës, Von der Leyen kishte ndikuar që të shtyhej publikimi i një raporti për lirinë e medias në Itali. Raporti është një hetim i Komisionit që thekson se ka një shtypje të medias së lirë në Itali që kur kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni mori detyrën në vitin 2022. Raporti vjetor që vlerëson se si vendet e BE-së respektojnë sundimin e ligjit pritej të miratohej më 3 korrik, por Von der Leyen ka ndërhyrë të shtyhet derisa të emërohet presidenti i ri i Komisionit. Ajo kërkon të bindë qeveritë e vendeve të BE-së për një mandat të dytë dhe Italia është një vend me rëndësi. Politico thekson se vonesa e publikimit të raportit është e pazakontë dhe duket se është e motivuar politikisht. Media e huaj shkruan se ndërhyrjet e qeverisë italiane në media dhe paditë që godasin gazetarët janë kthyer në të zakonshme në dy vitet e fundit. Italia ra gjithashtu 5 vende më poshtë duke u renditur e 46-a në Indeksin e fundit të lirisë së shtypit nga Reporterët pa Kufij (RSF). Në median e huaj theksohet se lëvizjet e Von der Leyen, për të shmangur kritikat mbi lirinë e medias ndaj Italisë kanë acaruar stafin brenda Komisionit. AP/ EBS/ AFP

Top Channel/ Të shtëna në Greqi, tre të plagosur! 70 të arrestuar pranë stadiumit të Panathinaikos
13/07 22:38
Top News/ ‘Kërcënim serioz për paqen’/ Pas deklaratës në samit, Koreja e Veriut akuzon NATO-n
13/07 20:30
Top News/ Rusia dhe Kina, stërvitje ushtarake/ Përgatitje kundër perëndimit, manovra detare
13/07 20:05
Top Channel/ Sulm nga ajri, vriten 71 palestinezë! Ushtria izraelite: Shënjestra komandanti i Hamas
13/07 19:14
Top Channel/ Sulm në zonën humanitare të Gazës, 71 viktima, qindra të plagosur!
13/07 18:30
Top Channel/ Dasma e vitit në Indi! Nga Kardashian te Tony Blair, VIP-at që marrin pjesë në ceremoni
13/07 15:48
Top News/ Biden, tjetër taktikë për zgjedhjet/ S’ka tërheqje, si po e largon vëmendjen nga dështimi
13/07 15:01
Top News/ 71 të vrarë në Gaza/ Viktimat ishin civilë, mes tyre dhe fëmijë
13/07 14:39
Top News/ Lojërat olimpike të Parisit pa Biden!/ Presidenti vë në krye të delegacionit Zonjën e Parë
13/07 13:50
Top News/ SHBA kërkon largimin e Izraelit nga Gaza/ Gjenden 60 trupa civilësh në ish qendrën e OKB
13/07 13:46
Top News/ Vrau producenten nga pakujdesia/ Pushohet çështja për aktorin Alec Baldwin
13/07 13:40
Top News/ ‘Marrëveshje për censurim’/ Elon Musk akuzon Komisionin Evropian
13/07 13:20
Top News/ Trump pa kufizime në Facebook e Instagram/ Kompania ‘Meta’ i heq barrierat për zgjedhje
13/07 13:09
Top News/ Ukraina sulmon Rusinë me drone/ Shpërthen në flakë depoja e naftës në Rostov
13/07 13:06
Top News/ Britania pret liderët evropianë, pjesë edhe kryeministri Edi Rama, në fokus Ukraina
13/07 13:06
Top News/ Irani me qëndrim të ri ndaj BE/ Presidenti kërkon bashkëpunim për sanksionet
13/07 12:58
Top Channel/Alec Baldwin i pafajshëm! Gjykata pushon çështjen ndaj aktorit, vrau gabimisht kineasten
13/07 12:13
Top Channel/Si mund të shkarkohet Biden? Neni 25 i Kushtetutës parashikon zëvendësimin e presidentit
13/07 12:12
Top Channel/ Shembja e shkollës në Nigeri, shkon në 22 numri i viktimave
13/07 12:01
Top News/ Rusia komplot kundër Europës/ Zbulohen atentate kundër mbështetësve të Ukrainës
13/07 11:08