Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, mendon megjithatë se drafti i shumëdiskutuar, përbën në fakt një kompromis të pranueshëm për dyja palët. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, shprehet zyrtarja e lartë, zgjidhja është afër asaj cfarë Kosova do të donte të shihte, pavarësisht se përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.