Top Channel/ “Vogëlushët dhanë jetë në duart e terroristëve”/ Netanyahu paralajmëron: Do ta paguajnë
21/02/2025 23:47

Izraeli ka akuzuar Hamasin për vrasjen e vëllezërve Ariel dhe Kfir Bibas, pasi ushtria izraelite kreu një ekspertizë mjekoligjore pas dorëzimit të trupave, ndërsa eshtrat e nënës së tyre janë ende të pagjetura. “Ariel dhe Kfir Bibas u vranë me gjakftohtësi nga terroristët. Ata nuk i qëlluan dy vogëlushët, i vranë me duart e tyre dhe kryen akte të tmerrshme për të mbuluar këto mizori”, tha në një deklaratë sot zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite. Dy vëllezërit u rrëmbyen nga Hamasi së bashku me nënën e tyre, Siri dhe babanë, Yarden gjatë sulmit të 7 tetorit në vitin 2023. Dy djemtë në atë kohë ishin 4 vjeç dhe 9 muajsh. Babai i tyre u lirua në fillim të këtij muaji si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Organizata palestineze dorëzoi dje katër trupa, dy prej të cilëve u identifikuan si foshnja Kfir dhe vëllai i tij Ariel, ndërsa trupi i tretë, që supozohet të jetë nëna e tyre, Siri, nuk është konfirmuar të jetë trupi i vërtetë i saj. Benjamin Netanyahu u zotua të sigurojë që Hamasi “të paguajë çmimin e plotë” pasi grupi dështoi të kthejë trupin e Sirit, në atë që kryeministri e quajti një shkelje “mizore” të armëpushimit. Hamasi dha një shpjegim të frikshëm se pse grupi dorëzoi trupin e një individi të panjohur në vend të pengut izraelit. Ata pretenduan se eshtrat e Sirit ishin përzier me ato të një gruaje tjetër që u varros pranë saj në rrënoja pas një sulmi ajror izraelit që goditi vendin ku ajo po mbahej. Ndërkohë, familja Bibas akuzoi sot Netanyahun se nuk i ka mbrojtur të dashurit e tyre gjatë sulmit të Hamasit në vitin 2023 dhe se nuk i ka sjellë ata në shtëpi. Tezja e fëmijëve, Ofri Bibas, në një deklaratë emëroi kryeministrin izraelit si përgjegjës: “Nuk ka falje për braktisjen që iu bë atyre më 7 tetor dhe gjatë kohës në robëri. Kryeministër, nuk kemi marrë asnjë falje nga ju në këtë moment kaq të dhimbshëm për ne“.

Top News – Si e tërhoqi Izraeli SHBA në luftë/Netanyahu, presion Trump pak orë para nisjes së sulmit
24/03 09:34
Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB