Top Channel/ Vodhi të dhënat nga sistemi TIMS, arrestohet drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit
09/04/2024 21:38

Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata e Tiranës ka firmosur arrestimin e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Ai akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, një ngjarje mbi të cilën pak ditë më parë u ngrit edhe një komision hetimor parlamentar. Po ashtu Muça është pezulluar edhe nga detyra. Referuar hetimeve, Ervin Muça rezulton të ketë hyrë në orët e vona të natës të 2 gushtit 2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit që ndodhet në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit tek rruga 'Mine Peza'. Ai ka përdorur pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin. Nga hetimi ndërmjet të tjerash, rezultonte se Ervin Muça ishte këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që mbante funksionin e Drejtorit të Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Por Ervin Muça nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikuese për pozicionin e Drejtorit të Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në policinë e shtetit.

Top Channel/ Dorëheqje/ Studentët të prerë për të mos dialoguar, drejtoresha e Agjencisë për…
20/10 11:16
Top Channel/ Kryeministri i kërkoi dialog, protestuesit hedhin karriget, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
20/10 11:10
Top Channel/ ‘Mos e jep dorëheqjen’ I moshuari kundërshton protestën: Këta janë vrasës, kriminelë
20/10 11:06
Top Channel/ Protestat në Tiranë, DW: Policia me strategji të re, nuk lejon rigrupime!
20/10 10:59
Top Channel/Në mbështetje të studentëve, pedagogët nisin tubimin thirrje Kryeministrit për dorëheqje
20/10 10:57
Top Channel/ Kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa në Spak
20/10 10:56
Top News – Pedagogët kundër dhunës ndaj studentëve, marshim në Tiranë
20/10 10:54
Top Channel/ Pedagogët sot në protestë, solidarizohen me studentët kundër dhunës policore
20/10 10:30
Zgjatet afati i hetimeve për Belinda Ballukun, ish-zv.kryeministrja paraqitet në SPAK | Breaking
20/10 10:24
Top Channel/ Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK, i komunikohet zgjatja e hetimeve
20/10 10:19
Top News – Rama nxjerr karriget për dialog, tregon se kush është i përjashtuar
20/10 09:57
Top Channel/ Episodi i veçantë para kryeministrisë, Rama vendos karrige me thirrjen për dialog
20/10 09:54
Top Channel/ “Dialog”/ Shfaqen karrige me thirrjen e vazhdueshme për të folur
20/10 09:49
Top Channel/ Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinën e një 65-vjeçari
20/10 09:34
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Kumbaro: Psikologë në dispozicion të nxënësve dhe familjeve
20/10 09:34
Top News – “Dhuna nuk do ta rrëzojë pushtetin”, Rama: Po mendojmë uljen e moshës penale
20/10 09:32
Top Channel / Protesta e 7, u sulmua ministria e brendshme dhe gjykata e apelit
19/10 23:43
Top Channel / Senatori amerikan: Ndalni dhunën! Demokrati Gary Peters: autoritetet të përmbahen
19/10 23:23
Top Channel / Miratohet shpërblimi për 2750 efektivë, do marrin 270 mijë lekë
19/10 23:21
Top Channel/Tiranë në flakë, molotovë e gurë drejt policisë, blutë përgjigjen me gaz dhe plumba gome
19/10 23:20