Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlorë. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë.