Një 35-vjeçar italian është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet Audi Q5 dhe është përpjekur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Gjatë ndjekjes nga policia, Angelo Esposito ka përplasur disa automjete dhe ka goditur me makinën një punonjës policie, i cili ka marrë dëmtime të lehta në krah. Njoftimi: Vodhi një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari italian. Sekuestrohet automjeti i vjedhur audi Q5, që drejtohej nga 35-vjeçari, pa leje.