Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese me dhunë, është vënë në pranga. Kapja e tij u bë e mundur në fshatin Mafsheq, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbimit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Në vitin 2022 32-vjeçari I. K, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot.