27-vjeçari që vodhi një institucion financiar në Peshkopi është ndaluar sot nga policia. Jeton Bradhi banues në fshatin Sinë, Dibër u ndalua nga policia. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar.