Dy të rinj u arrestuan nga policia e Lushnjës pasi tentuan të vidhnin një dyqan. Hajdutët të moshës 29 dhe 26 vjeç thyen fillimisht xhamin e biznesit dhe më pas u futën brenda ku morën disa produkte të ndryshme. Por gjatë tentativës për tu larguar ata u arrestuan nga policia. Ngjarja ndodhi në lagjen "Skënder Libohova" në Lushnje, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si dhe automjeti që të rinjtë përdorën për t’u arratisur.