Dy persona të cilët akuzohen se janë autorë të 12 vjedhjeve në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë. Të arrestuarit janë 19-vjeçari Florjan Shupli dhe 20-vjeçari Rafaelo Tola, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë E. B., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.