Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dielën e dy nëntorit votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për 33 komuna. Nga rezultatet preliminare, partia në pushtet, VMRO-DPMNE del fituese edhe në rrethin e dytë të votimeve, ku mori 21 komuna. VMRO-DPMNE shënoi fitore edhe në Kërçovë, komunë kjo e udhëhequr nga shqiptarët deri tani. Aleksandar Jovanovski arriti të mposhtë me dhjetë përqind diferencë Fatmir Deharin e Aleancës Kombëtare për Integrim.