Shqiptarët, do të jene sërish pjesë e qeverisë së maqedonase, vetëm se këtë radhë në aleancë nuk do të jetë BDI-ja por koalicioni opozitar Vlen. Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë, por bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës kanë nisur dhe janë në rrugë të mbarë.