Temperaturat e larta që pritet të përfshijnë vendin gjatë ditëve në vijim kanë rritur nivelin e gatishmërisë së strukturave të Emergjencave Civile në qarkun e Vlorës, një nga zonat me riskun më të lartë për zjarre në vend. Sipas parashikimeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, deri më 4 gusht pritet rritje e mëtejshme e temperaturave, ndërsa terreni i thyer dhe sipërfaqet e gjera pyjore e bëjnë qarkun e Vlorës veçanërisht të ekspozuar ndaj zjarreve.