Ka nisur në Vlorë zbatimi i projektit për lirimin e hapësirave publike. 25 objekte janë projektuar për tu shembur në këtë fazë të parë të ndërhyrjes në lagjen Lef Sallata pranë tregut të Orizit. Janë kryesisht njësi shërbimi dhe garazhe, ndërsa më pas do të preken edhe objekte banimi.