Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren “Lungomare”, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik me një koncert festiv, i cili përmbante të gjithë elementët: duke filluar nga “Miss Summer World”, performanca në kërcim nga bukuroshet nga e gjithë bota si dhe këngë nga emrat më në zë të muzikës vendase si Soni Malaj, Ylli Limani, Kida dhe Ledri Vula.