Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar vendosjen e një tarife prej 700 lekësh për përdorimin e plazheve publike, një vendim që ka shkaktuar debat mes këshilltarëve. Projektvendimi u votua nga shumica e këshilltarëve të majtë, ndërsa opozita doli kundër. Në votim u vu re edhe një devijim nga radhët e mazhorancës, pasi një këshilltare socialiste votoi kundër, duke mos mbështetur qëndrimin e grupit. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Vlorë, Atird Hoxha, e kritikoi vendimin, duke e cilësuar atë të paqartë dhe jo transparent për qytetarët.