Sezoni turistik në Vlorë nuk mbyllet me gushtin. Edhe gjatë shtatorit, qyteti vijon të presë një numër të lartë vizitorësh, me turistë të huaj që zgjedhin bregdetin shqiptar për temperaturat më të buta, detin ende të ngrohtë dhe një atmosferë më të qetë. Këtë periudhë, në Vlorë vërehet prani e turistëve nga Evropa Lindore, ndërsa një pjesë e vizitorëve shprehen se kanë zgjedhur pikërisht shtatorin për të shmangur vapën dhe fluksin e madh të muajve të verës.