Plazhet e pastra, deti i kaltër dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë pushues të huaj. Përgjatë vijës bregdetare dhe pikërisht në Lungomare 2 shihen turistë jo vetëm nga vendet fqinje të Ballkanit por edhe Europa. Ata në prononcimet e tyre për Top Channel tregojnë përshtypjet e para. Natasha dhe Ana kanë udhëtuar nga Beogradi për të pushuar në brigjet e jonit. “Më pëlqen plazhi dhe është shumë bukur.,dhe shumë natyrshëm, pastër dhe njërëz mikëpritës”, shprehet Natasha nga Serbia.