Në qendrat shëndetësore të bashkisë Vlorë vijon të jetë në rritje numri personave me infeksione virale por dhe të infektuarve me covid. Në qendrën shëndetësore numër 3 të lagjes 1 Maji rreth 40 është numri i vizitave të të miturve dhe rreth 100 numri i vizitave të të rriturve. Për shefen e shërbimit në këtë qendër, Rajmonda Zotaj nuk mungojnë rastet me Covid, përveç gripit të dimrit.