Vlora qyteti europian i sportit, është prezantuar në hollin e teatrit "Petro Marko". Të pranishëm autoritete të fushës së sportit dhe politikës. Kreu I Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli siguroi se Vlora do të përsëritë suksesin e Tiranës. Vlerësim për projektin shprehu edhe legjenda e futbollit vlonjat Kreshnik Çipi.