Top Channel/ Vlora “pushtim” nga deti! Rreth 2700 pasagjerë dhe 700 automjete mbërrijnë nga Brindisi
09/08/2026 12:39

Fluksi i udhëtarëve vijon të jetë i lartë në Portin e Vlorës, në këtë periudhë të sezonit turistik. Kete te diele rreth 2700 pasagjerë pritet të mbërrijnë gjatë ditës me tre tragetet e linjës Brindisi-Vlorë. Dy prej trageteve kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit, duke sjellë në Vlorë rreth 1980 pasagjerë, ndërsa trageti i tretë, i cili pritet të mbërrijë gjatë pasdites nga Brindisi, parashikohet të ketë në bord rreth 700 pasagjerë. Krahas udhëtarëve, në port kanë mbërritur edhe rreth 700 automjete, duke shtuar ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit kufitar. Për të përballuar fluksin e lartë dhe për të shmangur radhët e gjata, Policia Kufitare ka shtuar edhe sportelet e kontrollit të dokumentacionit. Nga 8 sportele që funksionojnë gjatë gjithë vitit, numri është rritur në 12, me synimin që kontrollet e dokumenteve të pasagjerëve të kryhen sa më shpejt. Mes udhëtarëve që kanë mbërritur në Vlorë, të shumtë janë turistët italianë. Ata shprehen se kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, ndërsa një pjesë e tyre do të qëndrojnë në Vlorë dhe në zonat turistike të jugut. Fluksi i lartë i pasagjerëve dhe automjeteve pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa Porti i Vlorës mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes së turistëve që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë

Top Channel / Protesta thirrje ambasadorit Wendt: Ndihmojeni Shqipërinë!
10/10 23:33
Top Channel/ Shpërthen makina në Gjirokastër, dy persona në spital, njëri në gjendje të rëndë
10/10 22:54
TopNews – Shpërthen makina në Gjirokastër. Ngjarja para komisariatit, dy të plagosur
10/10 22:50
Top News- Shpërthen makina në Gjirokastër para prokurorisë, çfarë ndodhi?
10/10 22:37
Top News – Aksident në autostradën Levan-Tepelenë. Plagosen dy drejtuesit e automjeteve
10/10 22:28
Top Channel/ Shpërthen makina në Gjirokastër, policia dhe ambulanca mbërrijnë në vendin e ngjarjes
10/10 22:14
Top Channel/ “Rama fshihet pas kartonëve”, protestuesit: Ky sistem do ta shpopullojë Shqipërinë
10/10 21:43
Top Channel / Mesazhet… Senatorët e SHBA-së takime në SPAK dhe kampin opozitar, shmangin Berishën
10/10 19:32
Top News- 51-vjeçarja gjermane me pistoletë me mulli e drogë drejt Greqisë, kapet në Kakavijë
10/10 18:20
Top Channel/ Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
10/10 16:35
Top Channel/ Inxhinieri shqiptar i zhdukur, humbi pas sulmit në Detin e Zi. Babai flet për TCH
10/10 15:14
Top News- Shiu përmbyt Vlorën, lagjet nën ujë pas reshjeve me intensitet të lartë
10/10 15:11
Top Channel/ Senatorët amerikanë shkojnë në SPAK! Shaheen e Durbin takojnë Brahon dhe Ketën
10/10 15:07
Top News- Shiste kanabis në shkollë/ Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohet droga
10/10 15:00
Top News – Goditën me vezë makinën e Ramës/ Gjykata lë të lirë dy protestuesit-Nuk ishte akt dhune!
10/10 14:32
Top News- Automatik e municion në banesë! Pranga të riut, i sekuestrohen dhe 32 mijë euro
10/10 12:52
Top News – Vrau gruan dhe kunatin. Policia në shtëpinë e vrasësit, gjen armë e municione
10/10 12:49
Top Channel/ Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA zhduken nga Tik Tok 45 materiale
10/10 12:09
Top News – Amerikanët shkojnë në SPAK, Wendt dhe senatorët takim me Brahon dhe Ketën
10/10 12:01
Top News – Makineta të kontrabanduara për lojëra fati/ Kapen 2 persona në Kodrën e Priftit në Tiranë
10/10 11:47