Top Channel/ Vlora nga sytë e një alpinisti, ekspozitë me fotografi nga majat e maleve dhe bregdeti
02/03/2026 12:26
Pasioni për sportet ekstreme e ka çuar Altin Seranin në majat e maleve dhe përgjatë vijës bregdetare të Vlorës. Me aparatin fotografik gjithmonë me vete ai ka fiksuar pamje mbresëlënëse që tregojnë një tjetër dimension të qytetit.