Emri i lumit Vjosa pritet të shfaqet në një nga veshjet që do paraqiten në javën e modës në New York në mesin e muajit shkurt. Stilisti i njohur Christopher Raxxy i vendosi emrin Vjosa krijimit të tij pas lobimit të Elton Ilirjanit, biznesmeni dhe aktivistit të të drejtave të njeriut, në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e lumit Vjosa. Një kauzë e cila tanimë është përhapur dhe ndërkombëtarisht falë mbështetjes së vazhdueshme të aktorit hollivudian, Leonardo Di Caprio.