Lumi Vjosa i njohur si lumi i fundit i egër në Evropë dhe i shpallur Park Kombëtar po përballet me derdhje të vazhdueshme mbetjesh hidrokarbure nga kompania Albpetrol. Pamjet ekskluzive të siguruara nga Top Channel tregojnë vendburimin e Drenovës, ku nis shkarkimi i këtyre mbetjeve toksike që përfundojnë në përroin e Gorishovës dhe më tej në lumin Vjosa.