Vjosa-Fest ka qenë festivali tre ditor që është organizuar në Përmet fundjavën që sapo lamë pas duke shënuar eventin e parë kulturor në këtë qytet. Në të tri mbrëmjet e këtij festivali ndërkombëtar janë sjellë zëra e tinguj të veçantë duke i shndërruar mbrëmjet e Përmetit në epiqendra të artit dhe emocioneve të veçanta! Muzikë nga skena ndërkombëtare dhe shqiptare u takuan në të tri mbrëmjet në qytetin e Përmetit. Në këto netë u përjetuam interpretime të veçanta nga emra të dëgjuar të muzikës shqiptare asaj kontemporane, folklorike e klasike. Ajo çka e bëri të veçantë një prej mbrëmjeve të këtij eventi që shënon edicionin e dytë, ishte vlerësimi me titullin Qtytetar Nderi pas vdekjes për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.