Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë, e konfirmuar kjo nga autoritetet vendase dhe vetë Ambasada e Kosovës në Austri. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Alsergrund, ku një pjesë e konstruksionit u shemb gjatë punimeve, duke lënë disa punëtorë të bllokuar nën rrënoja.