Ka nisur transferimi të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze për të vijuar vuajtjen e dënimit në ato shqiptare. Top Channel ka mësuar se i transferuari i parë, është i një shqiptari i dënuar nga një gjykatë e Londrës, për trafik kokaine në vitin 2017 me 17 vite burg. Ai prej disa javësh, po vuan vitet e mbetura në një burg të sigurisë së lartë në Jug-Lindje të Shqipërisë.