Vjedhja e kryer në një argjendari në Rrugën e Dibrës pesë ditë më parë, është zbardhur nga autoritetet. Në pranga ka rënë autori Afrim Dulaj. Në 14 mars, gjatë natës, ai u ngjit në çatinë e objektit duke hapur me sharrë një vrimë dhe me anë të një shkopi tërhoqi varëset e vendosura në ekspozitor. Dyshohet se bizhuteritë e vjedhura kishin vlerën e 1.000.000 lekëve.