Një dyqan i bulmetit është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit. Sipas informacioneve persona të pa identifikuar kanë hyre në brendësi të njësisë së shërbimit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh të vjetra, së bashku me DVR e biznesit. Bëhet e ditur se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes. Aktualisht policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe po merr shenjat e gishtave në brendësi të dyqanit. Në të njëjtën rrugë vetëm disa muaj me parë u vodh një argjendari, për të cilën ranë në pranga 2 persona.