Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Dy ditë pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë ndaj Elisabeta Mataj, ish-drejtoreshës së filialit të postës në Durrës, bashkëshorti i saj ka depozituar një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-shefes së Financës Valbona Duni.