Në janarin e këtij viti 377 mijë shtetas të huaj erdhën në vendin tonë, një rritje me 94 % nga një vit më parë dhe një fillim viti i mbarë për sektorin turistik në vend. Ndërkohë edhe numri i shtetasve shqiptarë që hynë në vend erdhi me rritje 73% nga një vit më parë. Në total ishin rreth 830 mijë persona që lëvizën në kufijtë e vendit. Edhe shqiptarët që dalin jashtë shtetit kanë pasur rritje me 45,8%, duke treguar gjithnjë e më shumë preferencën e qytetarëve për të zhvilluar pushime dimërore jashtë vendit.