Rrugët e qytetit të Gjirokastrës janë mbushur me vizitorë dhe besimtarë të cilët po presin Krishtlindjet. Kalldrëmi i rrugëve është ndriçuar nga dritat mbresëlënëse të festës së rëndësishme për të krishterët. Dyqanet e mbushura me suvenire vijojnë të qëndrojnë të hapura, ndërkohë ky qytet ka tërhequr shumë vizitorë. Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si qytetarët po shijojnë atmosferën festive të Gjirokastrës.