Në një fjalim në vitin 1848 në Parlamentin britanik, ish kryeministri i athershem Lordi Palemerston do deklaronte se “ne nuk kemi miq dhe armiq të përhershëm, por interesa të përhershme”.Kjo thenje me pas u adoptua nga diplomtii legjendar amerikan Henri Kisinger. Pak a shume kjo linjë dipllomatike autentike britanike vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe kryeministri Sir Keir Starmer, nuk ka si ti ik kësaj aksiome edhe në prag të vizitës së dytë zyrtare të presidentit Trump në Londër, e para për një kryetar shteti.