Në shënimet e kësaj jave nga podcasti “Flasim”, Kryeministri Rama u ndal tek zhvillimet e rëndësishme, si në politikën e jashtme dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike. Teksa foli për vizitën në Abu Dabi, Rama tha se “mora një energji jashtëzakonisht pozitive për Shqipërinë dhe konfirmimin se miqësia jonë bëhet më e fortë dhe se aleanca jonë do të fuqizohet hap pas hapi me më shumë bashkëpunim, më shumë projekte dhe me më shumë afrimitet mes shteteve dhe popujve tanë”